I është gjetur hashash një personit nga Struga pasi doli nga fabrika e marijuanës për qëllime mjekësore, padi kundër tij

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër një banori 42-vjeçar të Strugës, pasi atij iu gjet dhe sekuestrua hashash. Droga iu gjet të dyshuarit me inicialet J. P., sipas informacioneve të policisë, në momentin kur ai po dilte nga një fabrikë prodhimi kanabisi mjekësor në Ohër, transmeton Portalb.mk.

“Me të dalë nga një fabrikë prodhimi kanabisi mjekësor në Ohër, zyrtarët e policisë e kontrolluan të dyshuarin, gjatë së cilës iu gjet dhe sekuestrua hashash”, thuhet në informacionin nga SPB Ohër.

Kallëzimi penal e ngarkon të dyshuarin nga Struga me veprën penale prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

SPB Ohër informon për një rast tjetër në të cilin u sekuestrua marihuanë, i cili ndodhi dje pasdite në rrugën lokale midis fshatrave të Strugës Veleshtë dhe Oktisi.

Në orën 18:15, zyrtarët e policisë nga Njësia e Punëve të Brendshme (NjPB) Strugë e privuan nga liria dyzet e shtatë vjeçarin S. A. nga Oktisi, pasi gjatë një kontrolli të automjetit që ai drejtonte gjetën dhe konfiskuan marihuanë.

“Gjatë një kontrolli rrugor, zyrtarët e policisë ndaluan një automjet pasagjerësh Peugeot me targa të Strugës, të cilin ai po e drejtonte, dhe pas një kontrolli, u gjet dhe u konfiskua marihuanë”, thonë nga SPB Ohër.

Ata shtuan se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër personit do të ngrihet kallëzim penal.

Drogë - lëndë narkotikeKontrabandë Trafikim me drogëMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)SPB OhërStruga