Google Translate shtoi 110 gjuhë të reja

Google tha ditën e mërkure se ka shtuar mbështetjen për 110 gjuhë në shërbimin e saj të përkthimit. Kompania përdor modelin e saj AI PaLM 2 për të fuqizuar shërbimin e përkthimit, shkruan PCWorld.

Gjuhët e reja të shtuar përfaqësojnë 614 milionë njerëz ose 8 përqind të popullsisë botërore.

Gjiganti i kërkimit theksoi se këto gjuhë kanë nivele të ndryshme përdorimi. Edhe pse ka prej tyre që mbulojnë mbi 100 milionë njerëz, disa prej tyre nuk kanë asnjë që e flet edhe pse njerëzit po mundohen si ruajnë.

Kur shton mbështetjen për një gjuhë të re, Google tha se merr në konsideratë varietet gjuhësore, dialekte dhe drejtshkrime të ndryshme të tyre.

Shtimi i 110 gjuhëve të reja në Google Translate është pjesë e një iniciative për të mbështetur 1,000 gjuhë përmes AI lançuar në 2022.

Google