Gjykata la në fuqi vendimin e arrestit me burg për Ilir Metën

Ish-presidenti i republikës Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO-së për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij, raporton Euronews.

Me anë të një postimi në Facebook, presidenti i Partisë së Lirisë i cili ndodhet në burg ka thënë se ky vendim i GJKKO nuk është surprizë për të pasi sipas tij drejtësia në Shqipëri bëhet me regji nga ajo që ai e cilëson “narkoshtet”

Postimi i plotë i presidentit të Partisë së Lirisë:

Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.

Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.

Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus.

Ilir MetaPartia e Lirisë (PL)Shqipëria