Gjykata Kushtetuese: Kacarska ka të drejtë të jetë në funksion

Si një reagim ndaj asaj që Këshilli Gjyqësor ka dërguar njoftim deri te kryeparlamentari, se gjykatësja kushtetuese Dobrilla Kacarska i ka plotësuar kushtet për pension prej qershorit të vitit 2022, duke e humbur statusin e gjyqtares aktive, Gjykata Kushtetuese doli në mbrojtje të saj. Nga aty treguan se Kacarcka e ka të drejtën që të qëndrojë në funksion, transmeton Portalb.mk.

“Gjykata theksoi se në 60 vjet të historisë së ekzistimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka ndonjë rast kur i mbaron funksioni i gjyqtares kushtetuese në bazë të pensionit të pleqërisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata theksoi që i vetmi organ që mund të përcaktojë ndërprerjen e funksionit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese është vetë Gjykata Kushtetuese.

Ata vlerësojnë se vendimi i çdo institucioni tjetër në lidhje me këtë çështje e shkel nenin 111, duke e shkelur pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarskës, më 2 qershor i mbaroi mandati trevjeçar.

Kryetarja e deritanishme e Gjykatës KushtetueseDobrila Kacarska, në një konferencë për media më 29.05.2024, prezantoi disa nga aktivitetet gjatë mandatit të saj trevjeçar dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kërcënimet që u bënë drejtuar asaj në periudhën e kaluar.

Gjykata Kushtetuese RMVKëshilli Gjyqësor RMVParlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së Veriut