Gjykata në Nju Jork ka vendosur që Donalld Tramp duhet të paguajë 83.3 milionë dollarë për shpifje kundrejt kolumnistes E. Xhin Keroll në vitin 2019 kur ai ishte president i SHBA, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.
Në një rast të mëparshëm, Tramp u dënua për shpifje ndaj Kerollit dhe sulm seksual ndaj saj në vitet 1990. Ish-presidenti tha se do të apelonte vendimin, duke e quajtur rastin një “gjueti shtrigash” dhe vendimin “absolutisht qesharak”.
Një jurie prej shtatë burrash dhe dy grave iu deshën më pak se tre orë për të marrë vendimin e tyre.
Në një gjyq civil vitin e kaluar, ish-presidenti i SHBA-së u akuzua për sulm seksual ndaj Kerollit në një dhomë zhveshjeje në një dyqan veshjesh në vitet 1990. Më pas, një juri e dënoi atë për shpifje kundër saj dhe ai u urdhërua nga gjykata t’i paguante asaj 5 milionë dollarë dëmshpërblim.
Rasti aktual ka të bëjë me deklarata të tjera të Trump në vitin 2019.