Gjykata Administrative në Shqipëri riktheu në Kuvend 24 deputetët e opozitës

Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin për përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve të Partisë Demokratike pas trazirave të shkaktuara në seancën plenare të 30 Shtatorit, ku përfaqësuesit e opozitës dogjën karriget jashtë oborrit të Parlamentit, raporton Klan.

Vendimi u dha paraditen e të mërkurës me ekzekutim të përkohshëm, çka do të thotë se aplikohet menjëherë.

Sekretariati i Etikës më 2 Tetor mori vendimin duke përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit tre deputetët e PD-së, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë ndërsa deputetët e tjerë u përjashtuan me 40 ditë.

Për Gazment Bardhin ky vendim është e drejta e betejës së deputetëve të përjashtuar për të kthyer kushtetutshmërinë në Kuvend.

Parlamenti – Kuvendi i ShqipërisëPartia Demokratike (PD)Shqipëria