Në ngjarjen e sotme ku u prezantua projekti i ri i Bashkimit Evropian, ambasadori i BE-së, David Gir, doli me kritika të rënda për punën e institucioneve, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, transmeton Portalb.mk.
“Ne duam që vendi të përparojë shpejt në sferën e sundimit të ligjit, qytetarët kanë të drejtë ta kërkojnë këtë dhe KE ka të drejtë ta kërkojë këtë nga një vend kandidat”, tha Gir.
Ai thotë se ka pasur progres në aspektin e sundimit të ligjit në vitet e fundit, por ka edhe disa çështje që shqetësojnë dhe që nuk duhet të harrohen. Një nga këto çështje, tha Gir, janë zhvillimet e verës në Këshillin Gjyqësor.
“Si rezultat i këtyre zhvillimeve, ne kemi vendosur një mision nga kolegë që është i obliguar të japë rekomandime për të përmirësuar integritetin dhe profesionalizmin”, tha Gir.
Për sa i përket kohës kur mund të priten rezultatet e misionit të vlerësimit të BE-së, Gir nuk tregoi një datë të saktë, por pret që ato të publikohen së shpejti.
“Misioni i ekspertëve përbëhet nga gjyqtarë që janë në pozita të larta ose gjyqtarë me përvojë nga vendet e BE-së, të cilët shqyrtojnë punën e Këshillit Gjyqësor për të dhënë rekomandime për përmirësimin e profesionalizmit, pavarësisë dhe efikasitetit të tij. Misioni do të përfundojë gjatë kësaj jave, pastaj ata do të kthehen në Bruksel dhe do të diskutojnë gjetjet e tyre me Komisionin”, tha shefi i Delegacionit të BE-së në vend.
Më tej, si problem i dytë, Gir përmendi edhe ndryshimet në Kodin Penal, të cilat u miratuan me një “flamur evropian”, dhe që u ulën dënimet në fushën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, punës së pakujdesshme në shërbim dhe bashkim kriminal.
“Sigurisht që ju kujtohet deklarata e javës së kaluar nga Komisioni Evropian në Bruksel lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, para së gjithash, përdorimin e flamurit evropian, të cilin ata e konsiderojnë të papërshtatshëm dhe kjo është një nga çështjet që duhet diskutuar. Gjithashtu, rreziku i identifikuar nga Komisioni që ndryshime të tilla mund të çojnë në një rritje të mosndëshkimit”, tha Gir.
Edhe në fjalën e tij, duke paraqitur mbështetjen e BE-së për projektin e fundit për sundimin e ligjit që do të zgjasë 3 vjet, Gir shprehu kritika, para së gjithash për dy çështje. Fillimisht, ai tha se institucionet nuk i marrin seriozisht rekomandimet dhe iniciativat që vijnë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe Enti Shtetëror për Revizion (ESHR). Së dyti, ai theksoi ndërhyrjen e partive politike në punën e organeve gjyqësore.
“Partitë politike duhet të ndalojnë ndërhyrjen në punën e prokurorisë dhe gjyqësorit. Kjo nuk është e shëndetshme për askënd”, theksoi Gir.
Kujtojmë se ndryshimet në Kodin Penal, të cilat Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi në mënyrë eksprese pas procedurës së shkurtuar (me flamur evropian), dhe i nënshkroi presidenti Stevo Pendarovski, u botuan në “Gazetën Zyrtare” të datës 7 shtator 2023.
Ndryshimet lidhen me 38 nene të Kodit Penal, nga të cilët qeveria tha se 35 janë për përputhje me direktivat e BE. Ajo që shkaktoi një stuhi reagimesh negative në opinion është se ndryshimet përfshinin ndryshime në nenet që kanë të bëjnë me shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare (neni 353) dhe bashkim kriminal (neni 394). Me votimin, deputetët ulën dënimet e parashikuara për të dyja veprat, vendosën kufirin maksimal të dënimit dhe shfuqizuan një paragraf nga neni për shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare. Duke vepruar kështu, ata parashikuan vjetërsimin e mëhershëm të veprave kriminale.
Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë së Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, me qëllim të vjetërsimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.
- LEXO: Do t’iu paguajmë edhe dëmshpërblim funksionarëve të korruptuar, pasi veprat e tyre vjetërohen me ndryshimet në Kodin Penal
- LEXO: Trajanov paraqiti iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar ndryshimet në Kodin Penal
- LEXO: RMV, as Gjykata Supreme nuk është konsultuar për ndryshimet në Kodin Penal
- LEXO: KE e shqetësuar për ndryshimet në Kodin Penal të RMV-së
- LEXO: Mbi 1.220 persona vitin e kaluar u denoncuan në prokurori në bazë të nenit 353 të Kodit Penal, i cili i pengonte pushtetit
- LEXO: Kacarska: Mbi dy vite presim zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, jam e tronditur nga ndryshimet në Kodin Penal
[…] ligj që nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me rregullativën evropiane. Euro – ambasadori Gere shprehu shqetësim për 5 ligjet e mësipërme që votohen me përdorimin e flamurit evropian, pasi nuk bëhet fjalë […]
[…] ligj që nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me rregullativën evropiane. Euro – ambasadori Gere shprehu shqetësim për 5 ligjet e mësipërme që votohen me përdorimin e flamurit evropian, pasi nuk bëhet fjalë […]
[…] nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me rregullativën evropiane. Euro – ambasadori Gere shprehu shqetësim për 5 ligjet e mësipërme që votohen me përdorimin e flamurit evropian, pasi nuk bëhet fjalë […]
[…] ligj që nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me rregullativën evropiane. Euro – ambasadori Gere shprehu shqetësim për 5 ligjet e mësipërme që votohen me përdorimin e flamurit evropian, pasi nuk bëhet fjalë […]
[…] përmendi reagimin e ambasadorit të BE-së, David Gir se po keqpërdoret flamuri Evropian, reagimin e ambasadores së SHBA-ve, Angela […]