Fundjavë e zgjatur, sot ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Dita e luftës revolucionare maqedonase – 23 tetori (e hënë) është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Siç informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kjo ditë është ditë jopune sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07).

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 23 tetor 2023 (e hënë), Dita e luftës revolucionare maqedonase është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase”, thuhet në njoftim.

Ditë jopune - festë shtetërore