Filluan hetimet për objektin e djegur në Çair

Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekipet policore kanë filluar hetimet në ndërtesën e djegur në Çair, raporton Portalb.mk.

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria njoftuan se qasja në objekt kontrollohet rreptësisht dhe fillimisht në prani të qiramarrësve bëhet inventarizimi i objekteve dhe dëmtimi i njësive të banimit.

“Dhomat e bodrumit, nga ku sipas informacioneve fillestare ka rënë zjarri, po sigurohen ende për qasje dhe ekzaminim të shkaqeve”, informuan këto dy institucione.

Kohëzgjatja e veprimeve hetimore në terren do të varet nga koha e nevojshme për mbledhjen e të gjitha provave.

Më 2 tetor në rrugën “Prohor Pçinjski” në Çair ra zjarr në bodrumin e një ndërtese. Zjarri ishte aktiv për më shumë se 30 orë. Për shkak të thithjes së tymit mbi 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

ÇairiMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Prokuroria Themelore Publike (PTHP) RMVSPB ShkupZjarr