Filloi sezoni i ngrohjes në Shkup

Sot filloi sezoni i ngrohjes për konsumatorët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit që do të zgjasë deri më 15 prill 2025, me mundësi të vazhdimit për edhe 15 ditë varësisht nga temperaturat e jashtme, transmeton Portalb.mk.

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) thonë se gjatë sezonit të ngrohjes furnizuesi është i detyruar të sigurojë ngrohje prej orës 6:00 deri në orën 22:00. Megjithatë, në fillim të sezonit të ngrohjes nëse ka temperatura të jashtme të larta të ditës, dërgesa e energjisë së ngrohjes do të ndërpritet, ndërsa nëse temperaturat bien nën 15 gradë Celsius, dërgesa do të vazhdojë.

Për informacione, raportime të defekteve ose njoftime për intervenime të përfunduara, siç thanë, konsumatorët mund të paraqiten në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrat e telefonit 02 3076 200 dhe 075 400 100.

Të kujtojmë se, tetë shkolla në Karposh do të nisin me ngrohje nga 1 nëntori për hir të kursimeve.

Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) (ELEM)Ngrohje qendrore – nxemje