Festivali i Këngës Popullore dhe Qytetare ‘Lyra 2024’ mbahet sonte në Shkup

Sonte, në Qendrën Kulturore Informative të Shkupit do të mbahet edhe një edicion i ri i Festivalit të Këngës Popullore dhe Qytetare, ku do të marrin pjesë artistë të ndryshëm, njofton Portalb.mk

Ngjarja do të mbahet me fillim në orën 20.00, në sallonin 19:19. ndërsa hyrja do të jetë e lirë për të gjithë adhuruesit e flaktë të muzikës popullore dhe asaj qytetare shqipe.

Artistë të ndryshëm do të performojnë kënge edhe atë: Arshik Miftari, Lindita Purellku, Enes Seferi, Shaip Sherifi, Hana Palloshi.

Në vazhdim bashkëngjisim edhe njoftimin zanor që mund ta ndiqni KËTU.

Ngjarja është mbështetur nga Komuna e Çairit dhe Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa, ftohen të gjithë të shijojnë një mbrëmje të paharruar nën tinguj nostalgjikë muzikor që përbëjnë kulturën shqiptare.

Festival muzikorKultura shqiptareKulturë lajme