Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pas shumë zvarritjeve e ka zgjedhur Faton Selamin si Avokat të Popullit, raporton Portalb.mk.
Kuvendi sot me 87 vota “për”, dhe shumicë të Badenterit (20 vota nga deputetët jomaqedonas), miratoi propozimin që Selami të jetë Avokat i Popullit.
Nga gjithsej 28 deputetë jomaqedonas të pranishëm, 20 votuan “për”, ndërsa 8 ishin “kundër”.
Kujtojmë se që nga pensionimi i Avokatit të Popullit paraprak, Naser Ziberit, zgjedhja e kreut të ri u zvarrit, pasi shumica parlamentare nuk i kishte votat e nevojshme, ndërsa institucioni vazhdimisht u përball me krizë.