Është rritur në 43.469 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 43.469 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me viktimat në gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 398 ditësh në Rripin e Gazës.

Në “6 masakra” që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 78 palestinezë dhe janë plagosur 214 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 43.469, ndërsa i të plagosurve në 102.561.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur, ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

GazaGjenocidIzraeliKrime luftePalestina