Është rritur në 3.478 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës

Është rritur në të paktën 3.478 numri i palestinezëve të vrarë dhe mbi 12 mijë numri i të plagosurve në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza jepen informacione lidhur me të dhënat që kanë mbërritur në spitale si pasojë e sulmeve të Izraelit kundër Rripit të Gazës.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës është rritur në 3.478 numri i palestinezëve të vrarë ndërsa numri i të plagosurve ka tejkaluar mbi 12 mijë.

Më tej bëhet e ditur se forcat izraelite gjatë kësaj kohe kanë vrarë 62 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar ndërsa numri i të plagosurve se është 1.300.

Konflikti Izrael-Palestinë

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit në mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur “Tufani i Aksa-së”.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën dhe morën nën kontroll portën kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael. Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet brenda Izraelit dhe ushtria izraelite nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Raportohet se 1.405 izraelitë, përfshirë 304 ushtarë humbën jetën dhe 3.968 izraelitë u plagosën në sulmet e kryera nga Gaza.

Në sulmet izraelite humbën jetën edhe 13 gazetarë.

Në përleshjet që nisën mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufirin me Libanin më 8 tetor, humbën jetën 10 anëtarë të Hezbollahut, 2 anëtarë të Xhihadit Islamik, 1 gazetar dhe 2 civilë.

Në sulmet e kryera nga Libani humbën jetën 2 ushtarë izraelitë dhe 1 civil izraelit.

GazaIzraeliLuftëPalestina