Është hapur thirrja për nominime për Çmimin për Pjesëmarrje Rinore të këtij viti, i cili jepet nga Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini në bashkëpunim me Këshillin Rinor Kombëtar të Maqedonisë, raporton Portalb.mk.
Çmimi synon të njohë dhe të vlerësojë angazhimin e të rinjve që kanë kontribuar në ndryshime pozitive sociale përmes formave të ndryshme të veprimit dhe do të shpërblehet në tri kategori:
- Kategoria individuale (të rinj të e moshës 15 – 29 vjeç);
- Grupe joformale të të rinjve (me së paku 3 anëtarë);
- Organizata rinore, organizata rinore dhe organizata ombrellë rinore.
Nominimet për secilën kategori mund të dorëzohen nga individë, organizata, institucione, sektori i medias, sektori i biznesit ose anëtarë të tjerë të komuniteteve.
Çmimi synon të njohë dhe të vlerësojë punën e të rinjve që merren me çështje të ndryshme shoqërore. I njëjti ndahet për aktivitete dhe iniciativa që personat e nominuar kanë zbatuar gjatë periudhës qershor 2023 – maj 2025.
Shuma e Çmimit për Pjesëmarrje të të Rinjve sipas kategorisë është si vijon:
- 1,000 EUR për kategorinë individuale;∙
- 3,000 EUR për grupet joformale të të rinjve, dhe
- 3,000 EUR për organizatat rinore.
Rreth kushteve dhe kritereve për Çmimin e Pjesëmarrjes së të Rinjve, më shumë detaje keni në këtë link.
Për paraqitjen e nominimeve për çmimin për vitin 2025 e gjeni këtë link.
Afati i fundit për dorëzimin e nominimeve është 30 qershor 2025, ora 23:59.