Është hapur konkursi i gjashtë rajonal për tregim të shkurtër Biber

 

Është hapur konkursi i gjashtë rajonal për tregim të shkurtër Biber, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 26. 5. 2024. Tregimet e shkurtra mund t’i dërgojnë autoret dhe autorët që shkruajnë në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip; autorë të afirmuar dhe ata që nuk kanë botuar punime deri më sot, transmeton Portalb.mk.

Sikurse në konkurset e mëparshme Biber, edhe tema e këtij konkursi është e zgjeruar. Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pajtimin në kontekstin e pasojave të luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëvizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.

Autorët/et e tri tregimeve më të mira do të shpërblehen me çmime. Së paku njëzet punime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.

Juria përbëhet nga Tanja Stupar Trifunoviq, Almin Kaplan dhe Jasna Dimitrijeviq.

Kulturë lajme