Është hapur konkurs për dizajnimin e logos së Samitit në Berlin për Ballkanin Perëndimor 2023

Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO), në partneritet me qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe qeverinë e Shqipërisë, shpall thirrje të hapur për dizajnimin e logos së Samitit të Procesit të Berlinit 2023. Thirrja është e hapur për grafik-dizajnerët e rinj të moshës 18 deri në 30 vjeç që vijnë nga Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, transmeton Portalb.mk.

Procesi i Berlinit u iniciua nga Republika Federale e Gjermanisë në vitin 2014 për të promovuar bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe për të mbështetur politikën e zgjerimit të BE-së.

Më shumë informacion mund të gjeni në këtë link.

RYCO është organizatë ndërqeveritare që promovon pajtimin, ndërtimin e paqes dhe bashkëpunimin mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve të ndryshme të lëvizshmërisë.
U themelua gjatë Procesit të Berlinit, në samitin në Paris më 4 korrik 2016.

Qëllimi i konkursit për logo të Samitit të Berlinit të Ballkanit Perëndimor 2023 është të inkurajojë të rinjtë të mësojnë më shumë rreth Procesit të Berlinit dhe të kontribuojnë në identitetin e tij vizual. Komisioni për zgjedhje të konkursit të logos 2023 do të zgjedhë një dizajn fitues që do të instalohet si logoja zyrtare e Samitit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Organizatorët do t’i shpërblejnë autorët e tri veprave më të mira: çmimin e parë 1500€, çmimin e dytë 1000€ dhe çmimin e tretë 500€.

Çdo pjesëmarrës mund të paraqesë maksimumi një logo në konkurs. Afati i fundit është 18 qershor. Më shumë informacion mund të gjeni në ueb-faqen e RYCO.

Konferenca Samiti Procesi i BerlinitKonkurs ShpalljeRYCO
Comments (0)
Add Comment