Është gjetur një trup i pajetë i një të riu në një fshat të Shtipit

Trupi i pajetë i një të riu është gjetur në zonën e fshatit Piperovë të Shtipit, njofton Sektori për Punë të Brendshme Shtip, transmeton Portalb.mk.

Nga aty thonë se rasti është raportuar në ora 16:00, ndërsa në vendngjarje është bërë inspektim nga policia dhe prokurori publik.

Sipas policisë trupi i pajetë i të ndjerit do të dorëzohet për obduksion.

Më shumë detaje do të njoftohen nesër.

Siç raporton MIA, por edhe një pjesë e mediave, sipas informacioneve fillestare nga terreni, trupi i pajetë i burrit është gjetur me plagë me armë zjarri.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)SPB ShtipVrasje - Ekzekutim