Policia ka arrestuar një 23 vjeçar në Manastiri, të dyshur për tentim për dhunim. Ai dyshohet se, ka kryer sulm gjinor dhe ka tentuar të dhunojë dy vajza. Prokuroria Themelore e Manastirit ka kërkuar nga Gjykata t’I caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton Portalb.mk.
“Ndaj tij ka nisur procedimi pasi në dy ngjarje të ndara, më 9 shtator dhe 7 nëntor, ai ka sulmuar seksualisht dy vajza të reja dhe ka filluar t’i prekë ato. Në të dy rastet viktimat kanë arritur ta largojnë dhe të lirohen, pas çka i dyshuari është larguar nga vendi i sulmit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Manastir.
Prokuroria thotë se për shkak se bëhet fjalë për vepër penale kundër lirisë gjinore dhe moralit dhe se ka rrethana që tregojnë se i dyshuari do të përsëriste sulmet e tilla nëse do të qëndronte i lirë, prokurori publik kompetent ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit.