Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të martën se takimi mbi Gazën me Presidentin amerikan Donald Trump dhe liderë rajonalë ishte “shumë produktiv dhe pozitiv”, duke shprehur kënaqësinë e tij, transmeton TRTBalkan.
“Ne sapo përfunduam një takim shumë, shumë produktiv dhe pozitiv. Jam i kënaqur, qoftë rezultat i dobishëm”, tha Erdoğan për gazetarët përpara Qendrës Turkevi në Nju Jork.
Dy liderët u takuan në kuadër të një takimi rajonal mbi Gazën, të mbajtur në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 80-të të Kombeve të Bashkuara, në selinë e OKB-së.
I pyetur nëse samiti për Gazën me Trump mund të çojë në një hap të prekshëm drejt paqes dhe mbrojtjes së civilëve të pafajshëm, Erdogan tha se një deklaratë e përbashkët do të publikohet së shpejti.
“Deklarata përfundimtare ka gjasa të shpallet së shpejti. Me deklaratat e Trump dhe Tamimit (Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al Thani), rezultati i takimit të sotshëm do të bëhet i qartë”, shtoi ai.