Erdogan: Si Turqi, do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër qeverisë izraelite

Presidenti i Turqisë, Recep Tayiip Erdogan, ka reaguar sot për një vjetorin prej kur filluan sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, ky i fundit është duke iu përgjigjur në të njëjtën formë, raporton KlanKosova. Në një postim në platformën X, ai ka thënë se janë bërë një vjet ku deri më sot janë vrarë më shumë se 50 mijë njerëz brutalisht.

“Një botë në të cilën nuk do të kërkohet llogari për gjenocidin e Gazës, nuk do të gjejë kurrë paqe”.

“Si Turqi, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër qeverisë izraelite, pavarësisht nga kostoja, dhe do t’i bëjmë thirrje botës që të mbajë këtë qëndrim të nderuar”,ka thënë Erdogan.

Në mëngjesin e 7 tetorit 2023, mijëra vetë ende po vallëzonin teksa ra muzgu mbi festivalin Novamusic afër Kibbutz Reimmit në jug të Izraelit, afër kufirit me Gazën.

Hamasi kishte gjuajtur raketa përgjatë kufirit me Gazën, dhe minuta më vonë ushtarë të Hamasit kishin arritur me automjete dhe paraglajde, duke e rrethuar turmën e festivalit dhe duke shtënë ndaj të pranishmëve.

Sipas policëve, 364 persona kishin mbetur të vrarë, 40 ishin marrë peng për në Rripin e Gazës.

Ky incident kishte qenë më i përgjakshmi në kuadër të një sulmi ndërkufitar nga fraksioni palestinez islamist, e që kishte shtyrë Izraelin të nisë një kundërofensivë e cila vijon edhe sot.

Benjamin Netanjahu (Netanyahu)GazaIzraeliKrime lufteLuftëPalestinaRexhep Taip ErdoganTurqia