Erdogan arriti në Shqipëri, u prit nga krerët shtetëror

Sot presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka arritur në Tiranë ku u prit me ceremoni nga disa ministra të Shqipërisë, raporton Portalb.mk.

Në zyrën presidenciale u realizua takim midis dy homologëve Bajram Bega – Rexhep Taip Erdogan.

Ai ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa më pas do të mbahet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, në përfundim të saj pritet të nënshkruhen disa marrëveshje që lidhen me arsimin, bujqësinë dhe median.

Pas kësaj Rama dhe Erdogan do të drejtohen para mediave.

Më vonë gjatë ditës dite pritet të bëhet edhe përurimi i xhamisë Namazgjasë, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2015 ku themelin e vendosi presidenti turk Erdogan.

Por, në këtë nuk do të marrë pjesë kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, dhe as drejtues të tjerë.

Komuniteti do të përfaqësohet nga myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili do të jetë edhe drejtues i xhamisë së Namazgjasë.

Ndryshe, Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri.

Bajram BegajEdi RamaRexhep Taip ErdoganShqipëriaTurqia