EMV: REK “Manastir” deri të hënën do të punojë me një bllok

REK “Manastiri” sot në mëngjes është duke punuar vetëm me një njësi pas ndërprerjes së djeshme të termocentralit nga sistemi elektroenergjetik i Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) presin që sanimi i problemit të përfundojë deri të hënën.

“Dje në orët e vona të pasdites është vënë në funksion njësia 1. Ndërprerja e papritur e njësisë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike ka shkaktuar problem në kaldajën e njësisë 1, ndaj impianti do të shkëputet nga rrjeti gjatë ditës. Pritet që deri të hënën të përfundojë sanimi i problemit, pas së cilës blloku 1 do të vihet sërish në funksion”, tha EMV.

Me këtë, shtojnë ata, REK “Manastiri” do të vazhdojë punën me dy blloqe.

EMV thotë se janë duke vazhduar operacionet e vënies në punë të bllokut 3, të cilat janë ndërprerë dje për shkak të ndërprerjes së lidhësit 110 kilovolt të MEPSO-s.

“Kaldaja do të vihet në funksion sot. Sanimi i bllokut 2 të REK ‘Manastir’ po ecën pa probleme dhe në përputhje me dinamikën e pritur”, shtoi EMV.

Termocentrali REK - TEC Manastir