Eksporti është ulur për 5.7 përqind, më shumë tregti me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Maqedoninë e Veriut, në periudhën janar-gusht të këtij viti, është 5,190,2 milionë euro dhe shënon rënie prej 5,7 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vlera e mallrave të importuara është 7,341,3. milionë euro që është 0.6 përqind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transmeton MIA.

Në periudhën janar – gusht 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, vendi ka bërë më shumë tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), deficiti tregtar është 2,151,2 milionë euro, ndërsa mbulimi i importeve me eksporte është 70,7 përqind.

“Këmbimi tregtar sipas produktit tregon se peshën më të madhe të eksporteve e zënë katalizatorët mbi transportuesit me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, kompletet e telave të ndezjes etj, për automjetet, avionët ose anijet, pjesët e sediljeve të nëngrupit 821.1 dhe katalizatorët e tjerë në transportues. Vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuar), metalet e tjera të grupit të platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në formë pluhuri, dhe mjete të tjera motorike”, thonë nga ESHS.

Anglia - Britania e MadheEnti Shtetëror i Statistikave RMV (ESHS)GjermaniaGreqiaKinaMaqedonia e Veriut RMVSerbiaTregtar(e) Tregti