Ekrani i iPhone 16 Pro do të ketë ndriçim 20 përqind më të lartë

iPhone 16 Pro mund të ketë një ekran i cili ka ndriçim deri në 20 përqind më të larta për përmbajtje të zakonshme SDR. Një informator në rrjetin social Kinez Weibo pretendon se iPhone 16 Pro mund të prodhojë ndriçim deri në 1,200 nits SDR, një rritje me 20 përqind krahasuar me modelet ekzistuese, transmeton PcWorld.

Ndërkaq ndriçimi maksimal HDR do të mbetet në 1,600 nits. iPhone 14 Pro solli një rritje të konsiderueshme të ndriçimit krahasuar me paraardhësin, deri në 400 nits më shumë në HDR.

Megjithatë ndriçimi SDR ka mbetur thuajse i njëjtë prej 1,000 nits që prej iPhone 13 Pro në 2021. Ndriçimi SDR është ai që kemi në shumicën e rasteve dhe situatave të përdorimit të telefonit dhe një rritje me 20 përqind është diferencë e madhe.

Informatori që ndau këtë lajm ka një historik publikimesh të sakta nga iPhone 14 në iPhone 15 apo edhe orët Apple Watch dhe tabletët iPad Air dhe iPad Pro.

Normalisht linja e re e iPhone pritet të debutojë këtë Vjeshtë me modelet Pro të cilat do të kenë ekrane më të mëdha dhe çipin A18.

AppleCTRL Z – CTRLZiPhoneTECH - Teknologji