Eftimov: Gjendja në burgje është serioze, nevojiten reforma urgjente

Sekretari shtetëror, Dajanço Eftimov, në tryezë të rrumbullakët organizuar nga Këshilli i Evropës dje në Shkup i ceki sfidat me të cilat përballen institucionet e burgjeve dhe domosdoshmërinë për reforma për risocioalizim dhe rehabilitim më të mirë të personave të dënuar, transmeton Portalb.mk.

Siç transmetojnë nga Ministri e Drejtësisë, në fjalimin e tij Eftimov theksoi se gjendja është serioze dhe se nevojitet shumë mund dhe përkushtim për vendosje të drejtësisë dhe sigurisë juridike.

“Gjendja është serioze dhe jemi të vetëdijshëm se nevojitet me të vërtetë shumë mund dhe përkushtim. Duhet të vendosim drejtësi dhe siguri juridike, të tregojmë se kemi vlera, se jemi të denjë për shtet, dhe se të gjuthë ne së bashku jemi të gatshëm të ndërtojmë të ardhme më të mirë për shtetin tonë. Reformat në sistemin e burgjeve janë gjithnjë e më të nevojshme dhe Minsitria e Drejtësisë dhe unë si sekretar shtetëror, i ndjekim me vëmendje të madhe të gjitha vërejtjet nga Komiteti për mbrojtje nga tortura të notuara në Raprote, sepse ato janë korrigjues të nevojshëm dhe të domosdoshëm në synimin tonë për arritje të sistemeve të zhvilluara të shteteve evropiane”, theksoi Eftimov.

Ai nënvizoi se vërejtjet e notuara në Raportin e Komitetit për mbrojtje nga tortura kuptohen shumë seriozisht dhe në tëa rdhmen do të punohet në mënjanimin e tyre.

Puna jonë fillimisht nisë dhe duhet të jemi maksimalisht të përkushtuar, sepse e ardhmja varet prej nesh. Nuk do të gënjehemi se do të jetë lehtë. Nuk do të jetë lehtë. Prej nesh pritet pjekuri dhe përkushtim serioz. T’i përmbahemi planit për zhvillim dhe të luftojmë sinqerisht, ndershëm, me përgjegjësi – atëherë suksesi do të jetë i pashmangshëm dhe ndryshimet do të jenë të dukshme”, porositi Eftimov.

Kujtojmë se drejtori i Zbatimit të Sanksioneve, Aleksandar Pandov25 korrik 2024 tha se kërkon nga organi i akuzës të hetojë shkeljet të cilat sipas tij, kanë shembur sistemin ndëshkues dhe korrektues në vend. Ai shtoi se parregullsitë jo ligjore nëpër burgjet e vendit e posaçërisht ato të burgut hetues në Shutkë do t’i dorëzohen policisë dhe Prokurorisë Publike.

Ndërkaq ministri për Drejtësi, Igor Filkov, në qershor 2024 vlerësoi se institucionet për risocializim dhe rehabilitim janë në gjendje alarmante, pas vizitës së realizuar në burgun e Idrizovës.

Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës në raportin e fundit vëren mungesën e zbatimit të disa rekomandimeve në fushën e reformës së burgjeve dhe, në veçanti, në lidhje me situatën në Burgun e Idrizovës. KPT u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që t’i zbatojnë këto rekomandime dhe të shmangin nevojën që Komiteti të lëshojë deklaratë publike. Raporti thekson nevojën e një vlerësimi për përdorimin e forcës ndaj të burgosurve. Komiteti vëren se fenomeni i mbipopullimit të burgjeve mund të trajtohet efektivisht nga një politikë e modulimit të numrit të personave të dërguar në burg dhe jo nëpërmjet një amnistie tjetër. Gjithashtu përmenden kushtet e këqija higjienike për të burgosurat femra dhe të miturit në paraburgim.

Burg - BurgimKëshilli i Evropës (KiE)Ministria e Drejtësisë (MD)