Edina Elezi në OpenMic: Gratë e kanë më vështirë në politikë sepse sulmohet imazhi i tyre

Në episodin e tretë të të OpenMic në Portalb  flasim me Edina Elezin, studente e vitit të katërt të shkencave politike në Universitetin Ballkanik në Shkup.

Me të biseduam për sfidat e studentëve, posaçërisht për ato të vajzave në këtë drejtim i cili zakonisht njihet si “drejtim për burra”.

”Ka dallim në atë se si e shohin një vajzë që studion shkencat politike dhe një djalë. Një djalit do t’i besojnë më shumë se do të ketë sukses në atë fushë sepse nuk kanë parë mjaftueshëm femra të jenë në politikë dhe te suksesshme, dhe ato modele që kanë qenë, shumë shpejtë u janë shuar karrierat e tyre politike” tha Elezi.

Që një grua të mbijetojë në skenën politike i nevojitet një shkëputje emocionale, sidomos nga komentet e rrethit, shtoi ajo.

“Gratë zakonisht zgjedhin punën në të cilën do të jenë më rehat dhe larg syrit të komenteve të publikut. Ato duan të ruajnë imazhin e tyre duke e pasur parasysh shembujt në politikën tonë” thotë ajo mes tjerash.

Gjithashtu folëm për kushtet e studentëve, mësimin online si dhe problemet me transportin e studentëve.

”Atë që dua ta ceki është se neve studentëve të universiteteve private na diskriminuan dhe nuk na dhanë të drejtën e transportit falas” tha Edina.

Pavarësisht sfidave, ajo porositi vajzat dhe gratë të tentojnë të krijojnë ndryshim në vendin tonë, të jenë më këmbëngulëse duke u fokusuar të japin maksimumin e tyre.

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.

 

 

CTRL Z – CTRLZOpenMic