E humbi kontrollin me veturë, ndërroi jetë 21 vjeçari

Në orët e para të ditës së sotme, një 21 vjeçar ndërroi jetë pas aksidentit të shkaktuar me veturën e tij në afërsi të qytetit të Strugës, transmeton Portalb.mk.

“Më 14 maj, rreth orës 00:50, në rrugën rajonale Strugë – Dibër, në hyrjen të fshatit Veleshtë, 21 vjeçari A.O. nga fshati Veleshtës, duke vozit veturën “Wolkswagen Golf” me tabela të Strugës, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga”, sqarojnë nga Policia.

Vdekjen e 21 vjeçarit e kanë konstatuar mjekët nga Qendra Mjekësorë në Strugë, ndërsa prokurori publik së bashku me RPB në Strugë kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)StrugaVetura - Automjet - Automobil
Comments (0)
Add Comment