E dogjën veturën e tij dhe i kërkuan 80 mijë euro, shkupjani e paraqiti rastin në Polici

Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar që një qytetari 33 vjeçar nga Shkupi i janë dërguar mesazhe kërcënuese nga një person që e njeh, transmeton Portalb.mk.

“Më 21 qershor në ora 01:15, në SPB Shkup, 33 vjeçari nga Shkupi ka raportuar se përmes një numri telefoni të një personi që e njeh, i janë dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe i kanë kërkuar 80 mijë euro”, raportoi Policia.

Raportohet se pas mesazheve, atij në orët e mesnatës i ishte djegur vetura “Ford Fiesta” me tabela të Shkupit, veturë e cila ishte e parkuar para shtëpisë së tij.

Djegia e veturës nuk kishte shkaktuar lëndime te ndonjë person.

 

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)KërcënimMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së VeriutVetura - Automjet - Automobil