Dyshohen se e dëmtuan buxhetin me 500 mijë denarë, Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës dhe udhëheqëses

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtores dhe udhëheqëses së repartit në spitalin e Manastirit nën dyshimet se kanë keqpërdorur rreth gjysmë milioni denarë, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj E.I. (53) dhe M.A.N. (61), të dy nga Manastiri, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar”. E denoncuara e parë, në cilësinë e drejtores së ISHP-së Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski”, e më pas edhe si drejtor mjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë dhe e denoncuara e dytë, në cilësinë e udhëheqësit të Repartit të Sëmundjeve Interne pranë ISHP Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski”, i kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tyre me qëllim që të përfitonin dobi të paligjshme materiale për vete dhe tjetrin”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.

Drejtoresha dyshohet se ka paguar rreth 12 mjekë në periudhën nëntor 2023-qershor 2024 për orët shtesë, duke shkaktuar dëm 494 933 denarë. Vendimi i drejtoreshës ishte në kundërshtim me vendimin e këshillit drejtues.

Korrupsion - RyshfetMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Ministria e Shëndetësisë (MSH)Mjekësi Mjek(e) DoktorPolicia e Maqedonisë së Veriut