Dy depo nafte u përfshinë nga zjarri në Rusi, si pasojë e sulmeve me dronë

Së paku tri rajone ruse u sulmuan nga dhjetëra dronë gjatë natës mes 2 dhe 3 gushtit, duke ua vënë zjarrin dy depove të naftës, raportuan autoritetet ruse, raporton Radio Evropa e Lirë.

Guvernatori rajonal i Rostovit, Vasily Golubev, tha të shtunën se 55 “dronë ukrainas” e sulmuan rajonin e tij gjatë natës, duke i dëmtuar “depot në qarqet Kamenski dhe Morozovski”.

Ai shtoi se nuk është raportuar për viktima.

Në qarkun Morozovski ndodhet një fushë ajrore ushtarake, e cila ka qenë në shënjestrën e sulmeve me dronë në të kaluarën.

Video të postuara nga kanali Astra në Telegram shfaqën zjarre në fushën ajrore dhe në një depo nafte në qarkun Kamenski.

DronKrime lufteLuftëRusiaUkrainaVladimir PutinVladimir Zelenski (Volodymyr Zelenskyy)