Dronët e rrëzuar mbi Moskë, Rusia fajësoi Ukrainën për sulmin

Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka sulmuar Moskën me dronë mëngjesin e sotëm, duke dëmtuar të paktën dy ndërtesa. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se dy dronë u rrëzuan, gjatë së cilit nuk kishte viktima, transmeton Portalb.mk.

Agjencia shtetërore e lajmeve “TASS” raportoi se një dron ra në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Dronët goditën ndërtesat jo-rezidenciale rreth orës katër me orën lokale dhe nuk pati dëme të konsiderueshme në to”, tha kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin.

Ky është sulmi i dytë me dron në Moskë këtë muaj, ndërsa gjatë atij paraprak u mbyllën përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo. Incidenti i sotëm vjen pasi Volodymyr Zelensky kërcënoi se Ukraina do të hakmerret për sulmin e djeshëm me raketa në Odessa, gjatë të cilit u shkatërrua kisha më e famshme e qytetit.

Lufta në UkrainëMoska - KremliniRusiaUkraina
Comments (0)
Add Comment