Prindërit e viktimave në zjarrin në të ashtuquajturën kabare “Puls” në Koçan sot dolën në “Marshin e 34-të të egjëjve”. Duke ecur nëpër rutën tashmë të njohur nga “Parku i revolucionit” deri te ndërtesa e gjykatës dhe Prokurorisë në qytet, ata për shkurt kohë u ndalën që t’i shpalosin mesazhet e tyre, duke potencuar se nuk janë të kënaqur nga mënyra me të cilën kompetentët po e zhvillojnë procedurën për konfirmimin e të vërtetës për tragjedinë, njofton Portalb.mk.
Ata kërkuan zgjerim të hetimit, konfirmim të përgjegjësisë individuale dhe elaborim publik nga kompetentët, se pse disa persona deri tani nuk janë përfshirë me procedurën.
Ata u përqendruan edhe në dorëheqjen e tashmë ish-prokurorit publik Lupço Kocevski, ndërsa dërguan edhe mesazh deri te ai që do ta trashëgojë atë në këtë funksion, me të cilin kërkojnë të rishqyrtohet e gjithë lënda nga fillimi dhe, siç thanë, të konfirmohet se kush ka pasur njohuri, kush ka lejuar, kush ka heshtur dhe kush nuk ka vepruar.
Prindërit e viktimave në Marsh potencuar se janë të hidhëruar sepse, siç thanë, ekzistojnë edhe persona të tjerë për të cilët edhe opinioni, ndërsa edhe ata si familje, kanë njohuri bazike se ata kanë përgjegjësi, por nuk janë as të dyshuar, e as që janë objekt i një hetimi të dukshëm dhe transparent.
Ata theksuan se duke zhvilluar procedura kundër “disa zyrtarëve të deritanishëm të vegjël”, është krijuar një shëmbëlltyrë drejtësie, me qëllim, siç thanë, mbulimin e të gjithë rastit dhe shmangien e përgjegjësisë së drejtpërdrejtë individuale dhe institucionale.
Në sallën gjyqësore në Idrizovë në vijim është procesi gjyqësor kundër 35 personave fizik dhe tre personave juridik, të akuzuar për tragjedinë në Koçan, në cilin jetën e humbën 63 persona, ndërsa më shumë se 200 u lënduan.
Gjykimi filloi më 19 nëntor dhe është në fazën e fjalëve hyrëse. Gjykimi duhet të vazhdojë më 25 dhjetor, kur fjalë hyrëse duhet të japë pronari i agjencisë së sigurimit “Rubikon sekjuriti solushëns”, Aleksandar Nacev dhe përfaqësuesit e tre firmave, pas çka pritet që procedura të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve.
- LEXO: Mbrojtja e të pandehurve Haxhiu dhe Kasapi: Zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë nuk kishin autoritet të kontrollonin kabarenë “Puls”
- LEXO: Parlamenti do presë Qeverinë për pasardhësin e Kocevskit, si zgjidhet prokurori në RMV?
- LEXO: Kocevski dha dorëheqje pak para se shumica parlamentare ta shkarkonte, Kuvendi e konstatoi ndërprerjen e funksionit të tij
- LEXO: Mbrojtja e ish-ministrave Saraqini dhe Bekteshi pretendon se ata nuk janë fajtorë për zjarrin në Koçan
- LEXO: Prova kaotike, aktakuzë e re dhe materiale të padërguara, mbrojtja në rastin “Puls” me vërejtje të shumta ndaj prokurorisë
- LEXO: Vazhdon gjykimi për zjarrin në Koçan, priten deklarimet për fajësi dhe fjalët hyrëse të mbrojtjes
- LEXO: Tragjedia e Koçanit, Prokurori: Nëse diskoteka Pulse do t’i plotësonte kushtet, 63 personat nuk do të kishin vdekur