Doli nga burgu Abdylfeta Alimi

Sot u lirua nga burgu Abdylfeta Alimi i cili ishte i dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Liria është e shtrenjtë. Unë kam kaluar një pjesë të madhe këtu, kam lënë disa shokë që vuajnë padrejtësisht, dhashtë zoti edhe ata një ditë do të dalin kështu si unë”, tha Abdylfeta Alimi pasi doli nga burgu.

Ai pas daljes nga burgu përpos familjarëve u prit edhe nga Ziadin Sela të cilit ia shpëtoi jetën në natën e sulmeve në Kuvend.

Alimi në burg ishte që nga viti 2019 i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit. Ai u dënua me shtatë vite burg, por tetë muaj iu hoqën si falje nga presidenti i vendit.

Dhuna në Kuvendin e RMV
Comments (0)
Add Comment