Inspektorët doganorë nga ekipet mobile të Sektorit të kontrollit dhe hetimeve në pikën kufitare Tabanoc dje sekuestruan valutë të huaj që një shtetas serb kishte ndërmend ta nxirrte ilegalisht nga vendi, njoftoi Drejtoria Doganore, transmeton Portalb.mk.
Për shkak të dyshimeve në lidhje me deklaratën e bërë nga pasagjeri, se nuk kishte asgjë për të deklaruar dhe se me vete mbante më pak se 1.000 euro, inspektorët doganorë kryen kontroll të detajuar të automjetit dhe gjetën 44.000 euro në një çantë dore të zezë në sediljen e pasagjerit nën xhaketën e një burri, ndërsa 50.000 euro shtesë, ose gjithsej 94.000 euro, u gjetën në një çantë lëkure të zezë në bagazhin e automjetit, për të cilën personi nuk posedonte dokument që vërtetonte origjinën e parave dhe nuk i kishte deklaruar ato.
Personit iu kthyen 10.000 euro, një shumë që, sipas Ligjit për Operacionet me Këmbim Devizor, jorezidentët mund ta nxjerrin nga vendi pa u paraqitur, dhe shuma e mbetur prej 84.000 eurosh iu konfiskua përkohësisht.