Në vendkalimin kufitar Mexhitlia, pas kontrollit të doganierëve, është parandaluar tentim për kontrabandim të 45 çanta femrash, katër valixhe dhe një çantë shpine, njofton Drejtoria doganore, transmeton Portalb.mk.
“Malli i padeklaruar është zbuluar gjatë kontrollit të një mjeti motorik pasagjerësh i regjistruar në hyrje të vendit. Për shkak të dyshimit në deklaratën e drejtuesit të mjetit, është kryer kontroll fizik i mjetit, gjatë të cilit në automjet në hapësirën ndërmjet sediljeve dhe në bagazh janë gjetur 45 çanta femrash të padeklaruara, katër valixhe dhe një çantë shpine”, njoftoi Drejtoria doganore.
Produktet e padeklaruara, nënvizohet, janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedura përkatëse kundërvajtëse.