Dita e 34-t e protestës në Tiranë, thirrje për lirimin e të arrestuarve

Në Tiranë po mbahet dita e 34-të e tubimit, raporton TopChannel. Qytetarët, ashtu si çdo ditë, janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë për të mbajtur fjalime.

Një prej nismëtarëve të protestës, Arben Kola, u bëri thirrje protestuesve të tjerë që të mos sulmojnë gazetarët dhe operatorët, për të shmangur përplasjet siç ndodhën një ditë më parë.

Gjatë marshimit ata kanë bërë thirrje për lirimin e personave të arrestuar një ditë më parë pas përplasjeve të dhunshme përpara Kuvendit.

Edi RamaQeveria e ShqipërisëShqipëriaTiranaZvernec Protesta