Disa kandidatë të kabinetit të Trump janë kërcënuar me bombë, alarmoi FBI

Disa kandidatë të kabinetit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump janë kërcënuar me bombë, njofton FBI, raporton ABC.

“Ne i marrim seriozisht të gjitha kërcënimet e mundshme dhe, si gjithmonë, inkurajojmë anëtarët e publikut që të raportojnë menjëherë çdo gjë që ata e konsiderojnë të dyshimtë te zbatimi i ligjit”, tha në një deklaratë agjencia.

Zëdhënësja e Trump, Karoline Leavitt konfirmoi se kërcënimet janë bërë të martën dhe të mërkurën.

“Këto sulme varionin nga kërcënimet me bombë deri tek ‘swatting’. Si përgjigje, forcat e zbatimit të ligjit dhe autoritetet e tjera vepruan shpejt për të garantuar sigurinë e atyre që ishin në shënjestër. Presidenti Trump dhe i gjithë ekipi i tranzicionit janë mirënjohës për veprimin e tyre të shpejtë” tha Leavitt.

Donald Tramp (Trump)FBIShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)