Diplomati grek Mihalis Rokas do ta zëvendësojë David Geer-in në pozitën e ambasadorit të BE-së në Maqedoni

Diplomati grek Mihalis Rokas do të jetë ambasarori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut në vend të euroambasadorit aktualDavid Geer. Rokasi, i cili punon për disa dekada në diplomacinë evropiane, është ambasador aktual i BE-së në Malajzi, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Rokas është pjesë e ndryshimeve të ambasadorëve në Ballkanin Perëndimor, që i propozoi diplomati Josep Borrell.

Ish presidenti slloven Borut Pahor do të zëvendësojë sllovakun Mirosllav Lajçak në rolin e përfaqësuesit special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, derisa shefi i ri i zyrës së BE-së në Prishtinë do të jetë Aivo Orav, i cilii më herët ishte ambasador i BE-së në Maqedoninë e Veriut.