Diabeti i nënës lidhet me rrezikun e ADHD te fëmijët

Në një studim të publikuar së fundmi, shkencëtarët vlerësuan lidhjen midis diabetit të nënës dhe rrezikut të çrregullimit të mungesës së vëmendjes/hiperaktivitetit (ADHD) te pasardhësit. ADHD është një çrregullim neurozhvillues i karakterizuar nga impulsiviteti, hiperaktiviteti dhe pavëmendja. Në nivel global, 2% deri në 7% e fëmijëve kanë ADHD, transmeton Panacea.

Rezultatet treguan se ekziston një lidhje e vogël ose e moderuar midis diabetit të nënës dhe ADHD-së, ndërsa lidhja midis diabetit gestacional dhe ADHD nuk ka gjasa të jetë shkakësore. Këto rezultate kundërshtojnë studimet e mëparshme, të cilat raportuan vlerësime dukshëm më të larta të rrezikut dhe theksojnë nevojën për të rishqyrtuar rolet e sakta të hiperglicemisë dhe faktorëve gjenetikë në marrëdhëniet midis diabetit të nënës dhe ADHD.

Në nivel global, 16% e grave shtatzëna kanë hiperglicemi. Prevalenca e diabetit të nënës është rritur në mbarë botën, e cila shoqërohet me epideminë në rritje të obezitetit, moshën e nënës dhe përmirësimi i qasjeve diagnostikuese për diabetin.

Fëmija/ëShëndetësi - ShëndetiShtatzëna