Dhjetëra të vdekur pas një shpërthimi në një bar në Zvicër

Dhjetëra njerëz dyshohet se janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur pasi një shpërthim përfshiu një bar të mbushur me njerëz gjatë një feste të Vitit të Ri në resortin luksoz të skijimit Crans-Montana, në jugperëndim të Zvicrës, bëri të ditur policia zvicerane të enjten, raporton Reuters

Policia kishte deklaruar më herët se shumë persona po trajtoheshin për djegie. 

Zjarri shpërtheu rreth orës 1:30 të mëngjesit në një bar të quajtur “Le Constellation” në Crans-Montana, ku policia, zjarrfikësit dhe shërbimet e emergjencës u angazhuan për t’u dalë në ndihmë viktimave. 

Zona është mbyllur plotësisht dhe mbi Crans-Montana është vendosur ndalim fluturimi, thuhet në një deklaratë të policisë, duke shtuar se shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë. 

 

ZjarrZvicra