Dhjetëra njerëz u bënë të dukshëm për sistemin, atyre iu dhanë certifikatë e lindjes për herë të parë

Filloi realizimi i procesit të dhënies së certifikatave të lindjes nga regjistrat e lindjes, pasi në qershor të këtij viti Kuvendi i miratoi ndryshimet në Ligjin për të dhënat e lindjes, të cilat duhet të mundësojnë zgjidhjen e të gjitha rasteve të njohura të pa-shtetësisë, mirëpo edhe çdo fëmijë i lindur në vend të marrë certifikatë lindje pas lindjes pa marrë parasysh nëse prindërit janë pa dokumente ose pa nënshtetësi, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i  Drejtorisë për Menaxhimin e Librave Amë (DMLA), Emir Sulejmani tha se sot  kanë marrë certifikata dhjetë persona dhe një numri të madh iu janë dhënë udhëzime se cilat dokumente duhet t’i dorëzojnë që të mund të marrin numër amë (numër identifikimi siç e kanë pasur deri më tani) dhe kështu më tej të kenë mundësi për sigurim shëndetësor, hapje të llogarisë së transaksionit dhe marrjen e shtetësisë.

“Procesi ka filluar sipas Planit të Veprimit. Te ne janë regjistruar 540 persona që nuk kanë certifikatë lindjeje. Tek ata që kishin më shumë dokumente, procesi shkonte më lehtë ndërsa qindrave të tjerë iu dhanë udhëzime se cilat dokumente duhet t’i nxjerrin. Shpresojmë se deri në fund ky proces do të përfundojë.” tha Sulejmani për Meta.mk.

Ndryshimet për Ligjin e evidentimit të lindjes janë punuar për një kohë të gjatë nga një grup punues. Ligji ekzistues nuk mundej të zbatohej  për disa arsye. Problemi i parë ishte sistemi i integruar të shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve, i cili nuk lejonte identifikimin e numrit të regjistrimit që të hyjë në sistemin e shkëmbimit të të dhënave. Problemi i dytë ishin bankat, gjegjësisht personat pa nënshtetësi kanë pasur një dokument identifikimi  nga Ministria e Punëve të Brendshme, por bankat nuk e pranonin këtë numër dhe nuk mund të hapej llogari transaksioni për ta.

Ky numër evidentimi që e jepte Drejtoria për Menaxhimin e Librave Amë nuk i kishte karakteristikat e numrit amë dhe nuk mund të njihej nga sistemi integrues i shtetit. Për Fondin e Shëndetësisë, u kundërshtua ligji që parashikonte se këto dokumente të lëshohen në letër dhe jo në formë elektronike.

Për shkak të gjithë kësaj,  rreth 700 persona nuk kanë pasur qasje në të drejtat themelore të njeriut, sigurim shëndetësor, posedim të letërnjoftimit dhe përdorimin e ndihmës sociale duke hapur llogari bankare. Gota u mbush me rastin e Mehmet Kamberit , djalit 19 vjeçar i cili në maj të këtij viti  për shkak të diabetit të pa diagnostikuar, për shkak se ai nuk ka pasur mundësi të marrë sigurim shëndetësor dhe për herë të parë ka shkuar në spital në momentin që i është përkeqësuar gjendja  edhe atë me kartën e shëndetësisë të dikujt tjetër.

Me ndryshimet e reja ligjore, çdo fëmijë i lindur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  ka të drejtë të regjistrohet në librin amë menjëherë pas lindjes dhe jo më vonë se 45 ditë nga dita e lindjes së fëmijës, pavarësisht nënshtetësisë dhe statusit personal të prindërve. Gjithashtu, një fëmijë, prindërit e të cilit janë të panjohur ose janë me nënshtetësi të panjohur apo nuk kanë nënshtetësi , fëmija regjistrohet në librin amë në vendin ku ka lindur ose është gjetur.

Nga UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e kanë përkrahur miratimin e ndryshimeve ligjore duke e vlerësuar atë si hapin e fundit në një seri masash që autoritetet i kanë marrë për të parandaluar dhe për të zgjidhur pa-shtetësinë.

Drejtoria për Menaxhim me Librat Amë RMV (DML)Maqedonia e Veriut RMVNënshtetësi