Deri në fund të vitit pritet të mbahet seanca e përbashkët qeveritare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Në takimin bilateral ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndër të tjera u diskutua edhe për organizmin e seancës së përbashkët qeveritare deri në fund të vitit 2024, transmeton Portalb.mk.

“Mbajtja e një mbledhje të përbashkët të Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe asaj të, Kosovës deri në fund të vitit, që do të mbahet në Prishtinë. Kjo mbledhje do të jetë një platformë e rëndësishme për shqyrtimin e ideve dhe projekteve të përbashkëta, si dhe për thellimin e bashkëpunimit midis resorëve kompetentë, që do të jenë në të mirën e të dy shteteve”, njoftoi zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

Ai theksoi përshpejtimi i procedurave për rrugën Prizren-Tetovë dhe rrugës Shkup – Bllacë, ishin nga çështjet që u diskutua në takimin e sodit.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë disa filluar disa projekte që prekin interesat e të dy vendeve, si rruga Shkup – Bllacë, Prizren – Tetovë, pika e përbashkët kufitare “One Stop Shop”, ekstradimi i të burgosurve, dhe çështje tjera, si incidenti me presidenten Vjosa Osmani në Shkup.

Ndryshe, sot (5 gusht) kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka pritur në qeveri kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, me të cilin ka zhvilluar takim tete a tetë. Dy kryeministrat folën për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen në rrugën eurointegruse të të dy vendeve.

Në vitin 2022 dhe 2023 ishte planifikuar organizmi i seancës së dytë të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut por nuk ishte realizuar.

Albin KurtiAutostradë(a)BllacaHani i ElezitHristijan Mickoski HristianIzet MexhitiQeveria e Maqedonisë së VeriutRruga Prizren – TetovëSeanca qeveritare Maqedoni – KosovëVendkalim kufitar