Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që ura e re që po ndërtohet në Shkup, në rrugën Lublana, do të kryhet deri në fund të këtij viti, transmeton Portalb.mk.
“Me ndërtimin e urës së re në “Lublanë”, i lidhin komunat e Shkupit, e zhvillojmë infrastrukturën lokale dhe ekonomike”, deklarojnë nga Qeveria, duke përkujtuar se ky projekt është me mbështetjen financiare nga TAV.
Në vizitën e tij, kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerësoi që kjo urë do ta bën atë pjesë të qytetit më tërheqëse.
“Me mbështetjen nga TAV, deri në fund të vitit është e planifikuar të ndërtohet ura me gjerësi 24 metra me katër korsi, si dhe korsi për ecje dhe biçikleta në të dy anët”, sqarojnë nga Qeveria.