Deri në fund të muajit e hapur mundësia për financimin e projekteve për të rinjtë në Qytetin e Shkupit

Qyteti i Shkupit deri më 1 tetor do të pranojë aplikime në kuadër të Thirrjes Publike për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e programeve, projekteve, aktiviteteve programore dhe manifestimeve për të rinjtë me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2024, transmeton Portalb.mk.

“Lënda e thirrjes publike është ndarja e mjeteve financiare për realizimin e programeve, projekteve, aktiviteteve programore dhe manifestimeve për të rinjtë në interes të Qytetit të Shkupit për vitin 2024, me qëllim të përkrahjes së të rinjve dhe avancimit të pozitës së tyre në shoqëri”, shkruan në Konkurs.

Të drejtë aplikimi kanë subjektet juridike me seli në Shkup dhe personat fizik që janë banorë të Shkupit, grupmoshat 15-29 vjeç.

“Për aplikimet që janë të plota, të dorëzuara në kohë dhe të cilat i plotësojnë kriteret e dhëna si shtojcë e thirrjes, Komisioni dorëzon propozimin deri te Kryetari i Qytetit për ndarjen e mjeteve financiare për aplikantët”, sqarohet në Konkurs.

Danela Arsovska – DanellaPapunësia te të rinjtëQyteti i ShkupitTë rinj - Rini - Rinia