Programi i Bashkimit Evropian për veprat evropiane letrare, me një buxhet 5 milionë euro, do të jetë i hapur deri më 29 janar. Ky buxhet është planifikuar për përkthimin, botimin, shpërndarjen dhe promovimin e veprave letrare evropiane, transmeton Portalb.mk.
“Çdo projekt duhet të përmbajë të paktën pesë vepra të kualifikuara për të cilat parashihet: përkthim, publikim, promovim, shpërndarje të aktiviteteve dhe aktivitete që kanë të bëjnë me temat dhe prioritetet e përshkruara”, theksohet në Thirrje.
Nisma “Qarkullimi i veprave evropiane letrare” është në kuadër të programit “Evropa kreative”. Në këtë nismë do të mbështeten 40 projekte. Projektet e vogla do të mbështeten deri 100 mijë euro, të mesmet deri 200 mijë euro, ndërsa projektet e mëdha deri 300 mijë euro.
Projektet nuk duhet të tejkalojnë periudhën prej 36 muajve.