Deri më 1 shkurt të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për Çmimin e Vitit

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut deri më 1 shtator do të pranon aplikime nga të rinjtë e Maqedonisë së Veriut për Çmimin e Vitit për Hulumtuesit e Rinj, transmeton Portalb.mk.

Vendi i parë në këtë garë do të fiton 100 mijë denarë, ndërsa vendi i dytë 50 mijë denarë.

Të drejtë aplikimi në Konkurs kanë vetëm shtetasit e RMV-së që janë nën moshën 35 vjeçare. Kandidatët duhet të dërgojnë punim jo më të madh se 80 mijë karaktere dhe punim i cili nuk është publikuar para 1 janarit të vitit 2022.

“Konkurs për Çmimin e Vitit për Hulumtues të Rinj për punimin më të mirë nga fusha e makroekonomisë dhe bankat për vitin 2024. Çmimi ndahet për nxitjen e zhvillimit të opinionit shkencor dhe hartimin e punimeve nga fusha e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemeve bankare, si dhe afirmimin e kuadrove të reja dhe profesionale”, njoftojnë nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Akademia e Shkencave dhe Arteve e RMV (ASHAM)Banka Popullore e RMVKëndi studentorMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)ShkencaStudentë