Deputetja serbe ka publikuar fotografi ku pretendohet të jetë topi i zërit i përdorur nga policia serbe

Nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi (PLD), Marinika Tepic, ka publikuar një fotografi nga protesta e 15 marsit në Beograd, ku shihet një pajisje e ngjashme me topin zanor LRAD 450XL nga kompania “Genasys”, e montuar në një xhip të xhandarmërisë serbe pranë Kuvendit Kombëtar, transmeton TV H1, përcjell Portalb.mk.

Fotografia, të cilën deputetja Tepiq e ka shpërndarë në rrjetin social X, është realizuar nga një prej pallateve në rrugën fqinje. Në të shfaqen forcat e policisë të vendosura rreth Kuvendit Kombëtar, ndërsa në sheshin “Nikola Pashiq” u zhvillua një protestë e organizuar nga studentët.

“Djathtas – një tubim studentësh dhe qytetarësh. Majtas – policia mban një top të shëndoshë në një xhip pranë Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë,” ka shkruar Tepic, duke vlerësuar se Qeveria ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

“Ata përdorën pajisje zanore që i vendosën në të gjithë qytetin. Parlamenti i Serbisë u zbraz në mënyrë që ata të mund të parkonin automjetet LRAD 450XL pa asnjë pengesë,” tha Tepic.

Përdoruesit e rrjeteve sociale që nga mëngjesi i sotëm kanë postuar foto nga këndvështrime të tjera, ku shihet një automjet policie i pajisur me një pajisje që ngjan me një top zanor.

Aleksandar Vuciq VuçiçProtestaSerbia