Deputeti bullgar Manoll Pejkov mblodhi 27,000 euro përmes një fushate humanitare nga 16 deri më 19 mars, transmeton Portalb.mk.
Të premten, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Çilo, ai planifikon të udhëtojë për në Koçan, ku do të takohet me banorët vendas dhe do të koordinojë hapat e ardhshëm për shpërndarjen e mjeteve të grumbulluara.
Gjithashtu, gjatë javës ai do të përpiqet të takohet me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Sofje për t’i shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e fondacionit.
Mediat bullgare fillimisht raportuan se ishin mbledhur 54 mijë leva, por tani kjo shumë është edhe më e lartë.