Çmimet e shërbimeve hotelerike shënuan rritje në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 është regjistruar rritje e çmimeve edhe në sektorin e hotelerisë, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në dhjetor të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 6.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e madhe është regjistruar te çmimi i gjellës për 29.1 përqind, ndërsa më së paku te buka 1 %, produkt i cili nuk është rritur në krahasim me muajin paraprak. Në dhjetor është regjistruar rritje edhe në krahasim me muajin paraprak, veçanërisht te pijet alkoolike për 1.4 %.

Ekonomia e shtetit - Lajme ekonomiKafene - RestorantMinistria e Ekonomisë (ME)Shërbime hotelerike